Fjalimi i Harry shkakton lot dhe të qeshuraDuket se vëllai i William, Harry dhe motra e Kate, Philippa (Pippa) i kanë ‘vjedhur’ disi protagonizmin çiftit në ditën e tyre të martesës. Sharmi i së voglës Pippa tërhoqi vëmendjen e mediave dhe audiencës, ndërsa fjalimi i Harry-t në ceremoninë e ‘Buckingham Palace’ ka bërë që të pranishmit të mallëngjehen, por edhe të qeshin me fjalët e tij.

Ndoshta nuk do të jetë kurrë mbret, por princi Harry ka të gjitha cilësitë për të qenë i tillë, për shkak të karizmës.

Duke u nisur nga ajo çfarë kishte parë në media kohët e fundit, Harry u shpreh se para të gjithëve se ndoshta martesa e William do të jetë eventi më i parë në historinë e njerëzimit, por ai dhe i vëllai janë dy djem të mirë dhe normalë, si gjithë të tjerët. Më pas iu drejtua Kate-t, të cilës i tha se e donte shumë, njësoj si një motër, dhe se dashuria mes William dhe Kate, ishte për të një frymëzim personal.

Shumë pjesëmarrës thanë se në këtë moment Kate u mallëngjye, ndërsa sytë e William morën një shkëlqim të veçantë.

Harry është edhe një shakaxhi i vërtetë, pasi imitoi shumë mirë William. Ai kishte nder mend të thoshte në fjalimin e tij se motivi i vërtetë se përse William la kokën pas Katë, ishin këmbët e saj, por miqtë e tij të ngushtë ia këshilluan që këtë pikë të mos e thoshte, duke qenë se në ceremoni ishte e pranishme edhe gjyshja e tij, mbretëresha Elisabetë, së cilës nuk i pëlqejnë shumë këto ‘zhargonet e të rinjve”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here