Pasi që me këngën “Satelite” fitoi në “Evrovizionin“ e sivjetmë, gjermania Lena Meyer, është bërë e njohur në tërë planetin, dhe sidomos për mediet, të cilat sa më shpejt që kanë mundur kanë arritur te reality seriali “Bitte helfen sie mir” në të cilën këngëtarja e re paraqitet ashtu siç e ka lindur nëna, plotësisht e zhveshur.

Në fakt, bëhet fjalë për serialin në të cilën Lena ishte paraqitur kur i kishte pasur 18 vjet.

Opinionin sidomos e ka intriguar episodi në të cilin Lena, është e zhveshur dhe me partnerin e saj kërcen në pishinë dhe pastaj puthen shumë zjarrtë, derisa erdhën rojtarët.

Mediet botërore janë marrë posaçërisht me këtë, pasi që ajo me një rast kishte thënë se nuk është e njohur për publikun dhe se kurrë nuk ka realizuar porno-film. Ndonëse këtu nuk bëhet fjalë për një film të këtillë, shumica janë të befasuar me këtë rol të saj.

Çmenduri e vërtetë, kurrë nuk ka realizuar diçka të këtillë dhe për këtë më duket fantastike. Kamerat nuk më janë as për gjysmë të tmerrshme sa fotoaparatet. Mendoj që gjërat të cilat i keni bërë dhe të cilat i kujtoni mirë, pa marrë parasysh se a ka të bëjë me gjëra të mira apo të këqija, nëse e keni përjetimin të cilin do ta kujtoni, kjo është mirë”, tha Lena për rolin e saj në serial.

Gjermania e talentuar ka lindur në Hanover, dhe përveç këndimit dhe aktrimit merret edhe me vallëzim. “Kjo është e pabesueshme, është gjë shumë e madhe, dhe unë jam tërësisht jashtë vetes”, deklaroi pas shpalljes fituese e “Evrovizionit” Lena kënga e së cilës edhe para përfundimit në Oslo ishte bërë hit i vërtetë në vendlindjen e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here