Pas një gare të gjatë mbrëmjen e së premtes, vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj arriti të merrte trofeun mëse të merituar në The Voice Kids në Belgjikë.

Mëngjesin e sotëm Gala ka qenë në një lidhje me skype në emisionin “Ditë e Re” në RTV ORa me moderatoren Arjola Shehu.

Ajo tregoi se ishte regjistruar për audicionet e The Voice vetëm 1 minutë para se të mbylleshin.

“Nuk shikoja asnjë voice, nuk më pëlqente shoë. U regjistrova në 1 minutë para se të mbylleshin regjistrimet”, tregon Gala.

Me potencialin e zërit të saj, Gala Aliaj arriti të vidhte zemrat e jurisë dhe publikut që në audicionin e parë.

Ajo gjatë rrugëtimit të saj në The Voice tregoi se përtej vokalit të jashtëzakonshëm,15 vjeçarja kishte aftësi kërcimi, interpretimi dhe një stil unik.

Mos e humbisni videon ku Gala tregon rolin që babai Robert Aliaj dhe mamaja e saj kanë luajtur në rrugëtimin drejt famës që tashmë ka nisur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here