Fisnik Ismaili prezanton djemtë e tij Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili duket tejet i lumtur pranë djemve të tij të cilët bazuar në një foto të postuar shihet se sa shumë i kanë ngjarë.

Ai, e ka postuar një foto në rrjetet sociale ku tregon se sa baba i lumtur është, transmeton lajmi.net.
“Një babë i lumtun s’duket ndryshe”, ka shkruar Fisniku.

Në foton e postuar, Fisi merr komente të shumta duke e pyetur madje edhe pse nuk jeton me djemt e tij, ndërsa ai nuk ka hezituar tu përgjigjet duke iu treguar se të dy djemt jetojnë në Londër me ish bashkëshorten e tij.

Djali i madh i tij quhet Vigan dhe i ka 21 vjet, ndërsa tjetri është 14 vjeçar dhe quhet Petrit.

Ismaili ka udhëtuar pikërisht në Londër ku nga atje po poston foto të ndryshme dhe shihet se po kalon momente të mira.
Ndërsa lajmi.net ju sjell edhe disa fotot të tjera të mëhershme ku Fisi shihet gjithashtu shumë i lumtur pranë djemve./lajmi.net/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here