Edhe pse mediat në Britani e duan fort, ata nuk lënë pa e kritikuar Rita Orën dhe mesazhet qe ajo me apo pa dashje përcjell me sjelljet dhe veshjen e saj.
Ajo është mësuar të thyej kufinjtë me stilin e saj, dhe të jetë gjithmonë e paparashikueshme, por kësaj herë duket se e ka tepruar.
Rita Ora është shfaqur me një unazë në formën e një plumbi, e cila sipas mediave në Britani, mund të shihet si një mesazh i keq për përdorimin e armëve dhe dhunës tek fansat e saj, që kryesisht janë të rinj në moshë.
Burimi: vipat.info