Nata finale e Top Fest, që do të mbahej më 22 maj në Pallatin e Kongreseve, është shtyrë për në 5 qershor, në të njëjtin ambjent.

Arsyeja e spostimit të datës është vazhdimi i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zyrat e të cilit ndodhen në Pallatin e Kongreseve.

Çdo biletë e shitur deri para spostimit të natës finale të festivalit është e vlefshme edhe për datën 5 qershor.

Top fest, festivali i këngës mbarëshqiptare ka mbërritur në edicionin e tij të tetë. Një festival që është kthyer prej kohës në një traditë dhe ku marrin pjesë krijimet më të mira nga artistë të afirmuar dhe të rinj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here