Gara e “Top Fest 9” pritet të finalizohet më 3 qershor, ku në natën e çmimeve që do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, 16 këngë do të arrijnë të prekin finalen dhe 10 prej tyre do të mund të vlerësohen me trofe.

Por pavarësisht këngëtarëve të përzgjedhur për finale, publiku i veçon këngët në bazë të preferencave, duke shënuar sa më shumë klikime në youtube.

Kështu nga 38 artistët që u përzgjedhën për fazën gjysmëfinale, dhe u prezantuan në datat 4, 11 dhe 18 maj në orën 21:00 në “Top Channel”, ethet e finales do i përjetojnë vetëm 16 artistë.

Por si janë pritur deri tani këngët e tyre, mes të cilëve mund të përmendim emrat e artistëve, si: Besa Kokëdhima, grupi “Burn”, Eugent Bushpepa, Argjentina Ramosaj, Xhensila Myrtezaj, Yllka Kuqi, Stine, Çiljeta, Dr.Flori ft Fatima, Klajdi Haruni, Julka, Devis Xherahu, Malda Susuri, Orgesa Zaimi, Kejsi Tola, Enrika dhe Marsela, të cilat u prezantuan për herë të parë në “The Voice of Albania”, dhe shumë artistë të tjerë të rinj e të mirënjohur.

Më poshtë një renditje të këngëtarëve nga më shumë të klikuarit, e deri më pak të klikuarit pas performancave të tyre në skenën e “Top Fest 9” në Top Channel”.

“Mamica”, si kënga më e preferuar dhe e urryer njëkohësisht
“Mamica” është kënga që nga lançimi i saj i parë në “Top Fest 9” ka regjistruar mijëra klikime në “youtube”, ndërkohë që pas prezantimit të saj në gjysmëfinale më 4 maj, Klajdi Haruni arriti të hyjë automatikisht në finale. Kënga është komentuar aq shumë në youtube, sa përveç komenteve për ekstazën që shkakton, njëkohësisht është një nga këngët më të përfoluara për banalitetin e vargjeve dhe injorimin e femrës në fabulën e saj. Muzika e bazuar në një këngë korçare, qyteti i vendlindjes së këngëtarit Klajdi Haruni, është përshtatur me vargje të tilla, që komentuesit i cilësojnë më shumë se sa banale. Megjithatë për këngëtarin Klajdi Haruni, kjo këngë e Flori Mumajesit, i cili ka preferuar të këndojë edhe vetë dhe të jetë protagonist në perfomancë, e ka bërë shumë shpejt të njohur emrin e tij. I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top Channel”, ai ka pohuar se këngën tashmë e këndojnë të gjithë, aq sa emri i tij është identifikuar me ritmet e saj. Në lidhje me dedikimin e vargjeve, ai ka pohuar se “teksti u kushtohet të gjitha femrave që bien në sy dhe që tërheqin vëmendjen e meshkujve, kur ato kalojnë në rrugë”. Për sa u përket fjalëve të përdorura në tekst, që komentuesit i kanë cilësuar banale”, Klajdi ka pohuar se janë përdorur fjalë të tilla për ta bërë sa më popullore si këngë”. Me këtë këngë Klajdi ka lënë pas (të paktën bazuar në klikimet e “youtube”, këngë-tarë të njohur si Besa Kokëdhima, Gent Bushpepaj, Stine, Çljeta Xhilaga, Argjentina Ramosaj, Xhensila Myrtezaj etj. Nuk dihet se çfarë çmimi do të marrë kjo këngë në finalen e 3 qershorit, ndërkohë që vetë këngëtari e ka komentuar si një këngë gazmore dhe që s’ka qëllim të ironizojë femrat.

Këngët më të klikuara

Klajdi Haruni, “Mamica”

Besa Kokëdhima, “Fishekzjarrë”

Çiljeta Xhilaga, “Maria”

Xhensila Myrtezaj, ”Edhe një herë”

Eugent Bushpepa, “Udhëtari”

Dr. Flori dhe Fatima, “Pasion”

Stine, “S’di të falësh”

Ronela Hajati, “Nuk ka kthim”

Erik Lloshi, “Ajo është ajo”

Besart Kallaku, “Katunari regja”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here