Bradley Cooper ka njoftuar se vazhdimi i tretë i filmit “The Hangover” është duke u shqyrtuar aktualisht nga regjisori Todd Phillips, ndërsa xhirimet e tij pritet të fillojnë në vjeshtën e ardhshme.

Aktori, i cili në dy filmat e parë ka luajtur rolin e Phil, ka thënë se do t’i pëlqente që të punojë edhe në vazhdimin e tretë të komedisë.

“Unë personalisht dua të bëhet. Shpresoj se do të fillojmë xhirimet në shtator”, ka deklaruar Cooper për programin ‘The Graham Norton Show’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here