Cameron dhe Tylr Winklevoss u janë kundërpërgjigjur themeluesve të “Facebook”, duke thënë se i gjithë rrëfimi i filmit është ngjarje e vërtetë.

Ditë më parë shefi i “Facebook” Mark Zuckerberg ka thënë se i gjithë filmi që tregon për formimin e rrjetit më të madh social në botë është një trillim dhe pos veshjes nuk ka gjë të përafërt me të. Mirëpo aktori Cameron ka thënë se krejt ideja e filmit është e vërtetë.

Ata e kanë vjedhur nga studentët e Harwardit idenë e ‘Facebook’. Dhe kjo tregohet më së miri në filmin ‘The social network’”, ka thënë Cameron. Në mbrojtje të filmit ka dalë edhe skenaristi Aaron Sorkin, i cili ka mohuar të gjitha akuzat e krijuesve të “Facebookut” se “filmi është një trillim në vete”.

“Unë i kuptoj kur thonë se filmi është një trillim. Sepse kjo mund t’ju dhembë. E vërteta gjithmonë e ka këtë. Mirëpo është tjetër tregim argumenti që jepet në film. Ata mund të kenë të pasur, por ideja është e vjedhur”, ka thënë Sorkin, duke shtuar se ai është i gatshëm edhe të përballet me gjyq nëse këtë e duan shefat e “Facebookut”.

“Nëse ata e duan këtë unë jam i gatshëm, sepse e di që unë kam të drejtë”, ka thënë ai. “The Social network” është duke qëndruar në dhjetëshen e filmave më të shikuar në Amerikë dhe në Britani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here