Në vikendin e ceremonisë “Oscar” të jesh filmi më i shikuar i javës, ka domethënien e madhe. Do të përflitesh gjatë tërë natës si sukses.

Madje për disa është sikur të fitosh një “Oscar”. Këtë vit këtë fat e ka filmi “Gnomeo & Juliet”, një version i animuar në 3D i filmit “Romeo and Juliet”. Mbi 14 milionë dollarë është shuma që ky film ka mbledhur për tri javë sa është dhënë premierë.

Dy aktorët të cilët luajnë në këtë film “Owen Wilson dhe Nick Cage, të cilët kanë parakaluar në tepihun e kuq, të dielën, e kanë marrë pozitivisht këtë lajm. Në vendin e dytë është filmi “Hall Pass” me 13 milionë dollarë të arkëtuar, ndërsa filmi “Drive Angry” ka arkëtuar mbi 5 milionë dollarë.

Të dy këta filma janë prodhim i shtëpisë filmike “Warner Bros”. Por në vendin e tretë është pozicionuar filmi “Unknown” me 12 milionë dollarë, ndërsa në vendin e katërt është filmi dokumentar “Justin Bieber: Never Say Never” me 9 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here