Filmi “The Social Network” është emëruar filmi më i mirë nga Asociacioni i Kritikëve të Filmit në Los Angelos.

Çmimi për aktorin më të mirë i ka takuar Colin Forth për rolin në filmin britanik “The King’s Speech”, përderisa Kim Hyeja ka fituar çmimin për aktoren më të mirë me rolin e saj në dramën “Mother”.

Për aktorin më të mirë në rol dytësor u shpërblye Niels Arestrup nga filmi “A Prophet”, përderisa çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i ka takuar Jackie Weaver për rolin në “Animal Kingdom”.

Çmimi për regjisorin më të mirë nga kritikët e filmit në Los Angelos u nda mes David Fincher për filmin “The Social Network” dhe Olivier Assayas për “Carlos”. “The Social Network”, në të cilin rolin e themeluesit të rrjetit social, Mark Zuckerberg, e luan Jesse Eisenberg, ka fituar edhe dy çmime të tjera; atë për skenarin më të mirë dhe për muzikën më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here