Filmi maroken “Pegase”, të dielën mbrëma, është shpërblyer me çmimin kryesor në festivalin më të madh të filmit që organizohet në Afrikë.

Festivali i filmit dhe i televizionit afrikan, i njohur si “FESPACO” është mbajtur në kryeqytetin e Burkina Faso.

Për çmimin kryesor “Golden Stallion of Yennega”, në edicionin e njëzetedytë të festivalit, kanë qenë në garë tetë filma artistikë.

“Pegase” me regji të Mohamed Mouftakir rrëfen historinë e një vajze të re, e cila është viktimë e një incesti pas të cilit besohet se do të lind fëmijën e djallit.

Maroku kishte fituar të njëjtin çmim në vitin 2001 me “Ali Zaoua” të regjisorit Nabil Ataouch dhe në vitin 1973 me filmin “Les Mille et une mains” të Souheil Ben Barka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here