Filmi Mad Max 6 herë fitues në OscarÇmimin e gjashtë Mad Max, e ka marrë për zërimin më të mirë. Në garë ishte me filmat: The Martian, The Revenant, Sicario, Star Wars: The Force Awaken.

Filmi Mad Max: Fury Road, me yjet Tom Hardy dhe Charlize Theron, ka marrë çmimin Oscar edhe për kostumografinë më të mirë. Mad Max ishte në garë me filmat: Cinderalla, The Danish Girl, Carol dhe The Revenant.Jenny Beaven është kostumografja që fitoi çmimin Oscar.

Mad Max, që është i nominuar në 10 kategori nga 24 sa ka Oscar, ka fituar çmimin edhe për Produksionin më të mirë.

I treti çmim që ka marrë filmi, është për makijazhin më të mirë, që e bënë të mundshëm make-up artistët Elka Wardega, Damian Martin dhe Lesley Vandelhart.

Ndërsa, çmimin e katërt e ka fituar në kategorinë e editimit më të mirë, çmim që e fitoi Margaret Sixel.
Për këtë çmim Mad Max ishte në garë me filmat: The Big Short (Hank Corëin), The Revenant (Stephen Mirrione), Spotlight (Tom McArdle), Star Wars: The Force Awakens, (Maryann Brandon and Mary Jo Markey).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here