“Kontrabanda”, filmi aksion me Mark Wahlberg, doli në krye të box office në Shtetet e Bashkuara fundjavën që sapo kaloi, duke arkëtuar plot 24 milionë dollarë.

Në vendin e dytë ndodhet një tjetër “new entry”, “Bukuroshja dhe Bisha”, këtë herë në 3D, që ka siguruar 18.5 milionë dollarë.

Klasifikimi vazhdon me “Mision i Pamundur: Protokolli Fantazmë”, me 11.5 milionë dollarë dhe “Britma Gëzimi”, komedia muzikore me Queen Latifah, me 11.3 milionë.

“Sherlock Holmes: Loja e Hijeve”, që për shumë javë “bëri ligj” në box office, ka zbritur në vendin e pestë me 8.4 milionë dollarë.

Filmi tjetër që u duk se do të korrte sukses dhe që një fundjavë më parë spostoi gjigandët në klasifikim, “Me Djallin Brenda”, ra nga vendi i parë në të shtatin.

Filmi me buxhet 1 milionë dollarë, që në javën e parë të debutimit tërhoqi vëmendjen e audiencës, duket se po vuan pikërisht efektet e kostos së ulët.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here