Aktori hollivudian, Tom Hanks, premierën botërore të filmit të tij “Larry Crowne” e ka shfaqur në Londër.

Aktori fitues i çmimit “Oscar” ka thënë se filmi flet për mos-heqjen dorë nga lufta kundër cinizmit. Hanks e ka bërë regjinë e filmit, është bashkëskenarist dhe po ashtu luan rolin kryesor në këtë film.

Ai portretizon një burrë të moshës mesatare, i cili e detyron veten t’i kthehet shkollimit pasi humb punën.

Mendoj që filmi është një lloj beteje kundër cinizmit që kemi të gjithë ne”, ka thënë aktori, derisa parakalonte në tepihun e kuq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here