Filmi i “The Wolf of Wall Street” i ka shërbyer DiCaprios edhe në jetën realeLeonardo DiCaprio ka vendosur ta shesë shtëpinë e tij në Malibu të Kalifornisë për një shumë prej 10.95 milionë dollarë.

Nëse aktori e shet shtëpinë e tij në afërsi të plazhit me shumën që kërkon, atëherë do të përfitojë shumë në krahasim me çmimin me të cilin e kishte blerë.

Në vitin 1998, hamshori hollivudian e bleu këtë pronë për një shumë prej 1.6 milion dollarë. Mirëpo, fqinjët e aktorit tash janë të gjithë pasanikë dhe ndonjëri prej tyre mund ta shpenzojë paratë e kërkuara dhe ta blejë.

41-vjeçari e bleu shtëpinë menjëherë pasi luajti në filmin “Titanic”, nga i cili përfitoi 2.5 milionë dollarë. Ai e investoi një pjesë të madhe të përfitimit në blerjen e shtëpisë në Malibu, nga e cila tash do të përfitojë miliona

Duket se filmi i“The Wolf of Wall Street” i ka shërbyer aktorit edhe për veprimet e tij në jetën reale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here