Filmi i shqiptarit paraprinë me vota për vendin e parë në Monthy Film Festival“The Eaters” nga regjisori kosovar Besim Ugzmajli, është filmi i metrazhit të shkurtë i cili është duke garuar për çmimin kryesor në festivalin “The Monthly Film Festival”.

Filmi i regjisorit nga Ferizaj për momentin është duke prirë bindshëm në vendin e parë me 2990 vota, ndërsa votimi do të zgjasë edhe një ditë.
“The Monthly Film Festival” është festival i filmit online dhe tejet i rëndësishëm, ndërsa në një intervistë për Indeksonline regjisori Besim Ugzmajli është shprehur i kënaqur me vlerësimin që po i jepet filmit dhe ka thënë që tema e filmit ka të bëjë me lakminë e shoqërisë së sotme.

Indeksonline: Sa jeni të kënaqur me vlerësimin që po i bëhet filmit?

Besim Ugzmajli: Filmi është vlerësuar mjaft shumë, duke pasur parasysh pjesëmarrjen e tanimë të 13 festivaleve ndërkombëtare të filmit, dhe sigurisht presim edhe festivale të tjera të i bëjë publike, mendoj që një metrazh i tillë jo lehtë gjen hapësirë në festivale të filmit, duke pasur parasysh që pothuajse në secilin festival konkurrojnë deri në 4000 filma për të u seleksionuar më pas në vetëm në një numër të vogël që përzgjidhen të shfaqen.
Indeksonline: Cila është tema e këtij filmi dhe prej nga ideja?

Besim Ugzmajli: Tema e filmit është lakmia e shoqërisë së sotme, dhe kjo është shumë e dukshme në film. Një temë e tillë të trajtohet në këtë minutash sigurisht ka qenë shumë e vështirë dhe ndoshta vlerësimet që ka marruar filmi ka qenë pikërisht forma e trajtimit, atmosfera dhe mënyrë e xhirimit.
Indeksonline: Cilit zhanër i përket?

Besim Ugzmajli: Filmi është i zhanrit dramë, por me triller dhe një tendencë surealiste brenda subzhanreve të tjera.
Indeksonline: Si është bërë përzgjedhja e aktorëve?
Besim Ugzmajli: Përzgjedhja nuk ka pasur një audicion paraprak, pasi që për një metrazh të tillë nuk është e vështirë përzgjedhja, dhe duke pasur parasysh që në si kolegë që merremi me film, pak a shumë njihemi të gjithë mes vete, dhe se audicionet nuk janë shumë të preferueshme për mua.
Indeksonline: Cila është rëndësia e kësaj fitoreje në këtë festival?

Besim Ugzmajli: Sigurisht që çdo fitore në konkurrenca të tilla është e rëndësishme, por ajo që për mua është më e rëndësishme se secili festival dhe secila fitore është, të bërit film në vazhdimësi, dhe asnjëherë të mos jem prej regjisorëve që pauzojnë për të iu kthyer herë pas herë filmit.
Indeksonline: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Besim Ugzmajli: Momentalisht jam në përfundim e sipër të një skenari për film të shkurtër, mendoj ta realizoj në vjeshtë të këtij viti.
Gjithashtu jam brenda skicimit final për një skenar tjetër të metrazhit të gjatë, dhe pa harruar të përmend këtu teatrin që është brenda planeve të mia, në momentin që do gjej një tekst të përshtatshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here