Filmi “90 minutes – Das Berlin Projekt” ku aktori i mirënjohur Blerim Destani luan rolin kryesor do të shfaqet si premierë botërore në kuadër të Festivalit “Achtung Berlin” .

Përkrah Blerim Destanit në role tjera paraqiten aktor me famë botërore siç janë: Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Filmi është xhiruar në Berlin në disa nga lokacionet më atraktive të qytetit siç janë: Tempodrom, Stadiumi olimpik, kinemaja “Zoo Palast”, muzeu i filmit “Filmhaus”, “Skylounge” etj.

“90 minutes – The Berlin Project” është një histori emocionuese që shqyrton emocionet e krijuara në nivele të ndryshme të realitetit nëpërmjet të cilit i shqyrtojmë zgjidhjet tona, motivimet dhe jetën në përgjithësi. Koncepti themelor është që të tregohet historia në kohën reale përderisa e ndjekim veçanërisht personazhin. Gjatë incizimin janë përdorur kuadro të gjata të cilat në fund japin një imazh të përgjithshëm se i tërë filmi është i xhiruar në një kuadër.

Kjo qasje vizuale e rrit ndjenjën për realitetin, përderisa vetë veprimi varet më shumë nga zgjidhjet mizanskenike me përdorim minimal të dialogjeve. Në këtë mënyrë filmi tërësisht mbështetet në vlerat themelore, sineatike dhe gjuhën filmike. Koncepti i xhirimit në kohë reale dhe në një kuadër krahas asaj se e intensifikon vlerën emocionale të filmit gjithashtu krijon një imazh të freskët dhe ironik të zhanrit filmik. Ky koncept i veçantë i jep veprës vlera unikale dhe paraqet bazën artistike të potencialit filmik.

Për shkak të vetë konceptit të filmit xhirimet kanë zgjatur dy javë, duke i paraprirë përgatitjet nga tetë javë prej të cilave dy të fundit kanë qenë komplet teknike, prova me aktor dhe mizanskenash me gjithë ekipin e aktorëve dhe të filmit në lokacionet e vërteta.

Ngjara fillon në premierën e filmit” “90 minuta “ në kinemanë Zoo Palast në Berlin. Në qendër të ngjarjen është Sebastiani (Blerim Destani), një aktor i ri (ylli i filmit në rritje), i cili prej këtu e fillon “misionin e tij hakmarrës”. Vazhdojnë tutje shumë ngjarje të pazakonta, situata bizare të cilat përfundojnë në kthime të papritura. Skenari u jep shumë hapësirë aktorëve në ndërtimin e personazheve reale dhe multidimensionale dhe përbëhet nga një numër i madh i mikro situatave me potencial të hapur të zgjidhjeve të ndryshme dhe me kontribut më të madh artistik.

“90 minutes – The Berlin Project” është një udhëtim emocionues 90 – minutash në kohë reale e aktorit Blerim Destani dhe regjisorit Ivo Trajkov. Të cilët me sukses e realizuan këtë ide për një film vërtetë unikal.

Regjisori i njohur Ivo Trajkov që jeton dhe punon në Pragë, në FAMU (Akademia e filmit dhe televizionit ne Pragë) është autor i skenarit dhe regjisor i filmit.

Ndërsa në këtë projekt të ri filmik, përkrah Blerim Destanit paraqiten edhe aktorët:

Udo Kier

Një legjendë e vërtetë e aktrimit, I cili ka xhiruar më shumë se 190 filma. Në Karrierën e tij të pasur ai ka bashkëpunuar me disa nga regjisorët më të famshëm në historinë e kinematografisë si: Rainer Werner Fassbinder, Lars von Trier, Wim Wenders, Werner Herzog e shumë të tjerë

Nicolette Krebitz

Aktore, regjisore “The city below” (Unter dir die Stadt), “Zwischen Tag und Nacht”, “ So schnell Du kannst” “All the Queen’s Men” “ Jeans” , “The Tunnel” , “Fandango”, Long Hello and Short Goodbye” , “Bandits” etj.

Richard Sammel

Aktor gjerman që ka realizuar role të rëndësishme në: ”Inglourious bastards”, “Casino Royal”(James Bond 007), “La vita e bella” etj.

Werner Daehn

“The lives of others” (Das leben der Anderen), “Operation Valkyrie”, “Enemy at the gates”.

Premiera botërore e filmit do të jetë në kuadër të Festivalit “Achtung Berlin” me 23 prill, dhe më pas vazhdon distribuimi i filmit në rrjetet e kinemave në Gjermani dhe EU.

“90 minutes – The Berlin Project”

Skenari dhe regjia: Ivo Trajkov

Drejtor i fotografisë: Suki Medençeviç,

Kamera operator: Marcus Polhus,

Kostumograf : Irene Ip

Skenograf: Barbara Falkner

Muzika: Birger Clausen

Aktorët: Blerim Destani, Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj.

Gjuha e filmit: Gjermane

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here