Filmi i Quentin Tarantinos, Inglourious Basterds fitoi çmimin më të madh deri tani, duke marrë çmimin më të madh në Screen Actors Guild Awards.

Drama për hakmarrje e Luftës së Dytë Botërore mori çmimin për shfaqjen më të mirë të aktorëve, duke përfshirë Brad Pittin, Diane Kruger dhe Christoph Waltz.

Çmimet për aktorin dhe aktoren më të mirë shkuan për Jeff Bridges për filmin Crazy Heart dhe Sandra Bullock për The Blind Side.

Çmimet janë parë si tregues për Oskarët, që do të mbahet më 7 mars.

Çmimet e The Screen Actos Guild shtojnë çmimet për filmin e Tarantinos.
Inglourious Basterds mundi rivalin Precious, ndërsa The Hurt Locker, British Movie an Education dhe Nine mbetën duarthatë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here