Filmi i Madonës, “W.E”, për historinë e dashurisë të mbretit britanik, Edward VIII, dhe amerikanes së divorcuar, Wollis Simpson, do të ketë premierën botërore në festivalin e këtij viti në Venecia, ka transmetuar BBC.

Aktorja britanike Andresa Raisboro do të luajë Wollis Simpsonin, gruan për të cilën mbreti abdikoi për t’u martuar me të.

Filmi “W.E”, regjisore e të cilit ka qenë pop këngëtarja, do të shfaqet jashtë përzgjedhjes garuese në Mostri, që do të zgjasë nga 31 gushti deri më 10 shtator.

Për Luanin e Artë konkurrojnë 21 filma.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here