Filmi i parë regjisorial i aktores Angeline Jolie “Në tokën e gjakut dhe mjaltit” është nominuar sot në Holliwood për çmimin Globi i Artë si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Duke theksuar se filmi është në gjuhën boshnjake-kroate-serbe, agjencia amerikane e lajmeve AP vlerëson se ky nominim për Jolie paraqet “befasinë” më të paparashikueshme.

Çmimin Globi i Artë për çdo vit e ndanë shoqata e gazetarëve të huaj e Holliwoodit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here