Shtypi serb ka ironizuar dje shfaqjen e premierës së filmit të Angelina Jolie, një film mbi tmerret e luftës në Bosnje, dhe e kanë konsideruar tërësisht “armiqësor” dhe “anti-serb”.

Komentet e mediave erdhën pasi prodhimi kinematografik u ndoq mbrëmjen e djeshme jo më shumë se nga 40 persona, në katër salla të ndryshme kinemash të Beogradit.

“Në vendin e pesë spektatorëve” ka qenë titulli i së përditshmes më të madhe beogradase “Press”, e cila ka vënë në lojë titullin e filmit të Jolie, “Në tokën e gjakut dhe mjaltit”.

“Bëmë mirë që luajtëm poker. Në premierën e filmit në sallë ndodheshin vetëm pesë persona. Dhe ky produksion nuk meriton më shumë se pesë persona”, shkruan më tej gazeta, që ka publikuar edhe një foto të sallës pothuajse boshe.

Më tej, “Press” shprehet e ashpër mbi paragjykimet anti-serbe që ka filmi. Këtë sipas gazetës e mendojnë edhe shumica e opinionit publik serb, duke qenë se filmi denoncon dhunimin në masë të grave muslimane gjatë luftës në Bosnje.

Jolie është shprehur edhe më herët në lidhje me këtë film, duke sqaruar se ajo po keqkuptohet nga populli serb, pasi ajo ka dashur të trajtojë vetëm historinë e dashurisë ndërmjet një serbi të krishterë dhe një vajze myslimane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here