Filmi i fundit “Shok” e mahnit Edi RamënFilmi i parë kosovar që është nominuar për Oscar, është shfaqur sot në ambientet e Kryeministrisë së Shqipërisë.I titulluar “Shok”, ky film është futur në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Live Action Short Film”.

Në të trajtohen tri histori të vërteta që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999. Një ndër shikuesit e parë ishte edhe kryeministri Rama, i cili theksoi se e pati të vështirë të administrojë emocionet, raporton Shekulli.

Bashkëprodhimi shqiptaro-britanik garon në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër në ceremoninë që do të mbahet më 28 shkurt në Los Anxhelos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here