Filmi i Eddie Murphyt më i keqi i shekullit XXI Filmi i Eddie Murphyt, “The Adventures of Pluto Nash”, ka kryesuar një sondazh të ri të industrisë filmike për filmat më të dështuar të shekullit të ri.

Filmi nga viti 2002, i cili kushtoi 100 milionë dollarë për t’u xhiruar ndërsa grumbulloi më pak se 10% nga ajo shifër, ka dalë para filmit të shumëkritikuar të John Travoltas, “Battlefield Earth”- në ‘listën e turpit’ të përpiluar nga Hollywood Reporter.

Në top-dhjetësh janë përfshirë edhe filmi i Quentin Tarantino dhe Robert Rodriguez, “Grindhouse”, filmi “Catwoman” ku luan Halle Berry, filmi “Gigli”, si edhe filmi nga vera që shkoi, “Land of the Lost”. /telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here