anestezioniFilmi “Anestezion” rrëfen për rrugëtimin e një personazhi të rëndomtë kosovar gjatë një kapitulli delikat në jetën e saj.

Një pasdite, Ajkuna, një motër medicinale në të dyzetat, që jeton e heshtur dhe në mendime, kacafytet me një dilemë të thellë, njerëzit përreth saj vazhdimisht flasin, ankohen, qeshin dhe gjithçka tjetër ndërmjet.

Ajo në fund vendos, dorëzohet te trafikantët e organeve.

Me skenar dhe regji të Noar Sahiti ky film është shfaqur premierë në garën kombëtare në edicionin e XV të DokuFest.

Sahiti thotë për lajmi.net ideja për filmin erdhi nga dëshira për të krijuar diçka që është tërësisht kosovare, pra një pasqyrim të vetëdijes dhe disponimit të përbashkët, dhe një rrëfim që përmes rrugëtimit të personazhit kryesor prek shqetësimet dhe pasigurinë e qytetarëve të rëndomtë. Ai thotë, se është një lloj rebusi narrativ i shpërndarë në mes zbrazëtisë atmosferike dhe komunikimeve absurde mes personazheve në film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here