Ben Stiller ka nxitur spekulime se vazhdimi tjetër i filmit “Zoolander” nuk do të realizohet, pasi ka thënë se bosët filmikë refuzojnë të financojnë projektin.

Stiller, i cili ishte protagonist dhe regjisor i hit-filmit të vitit 2001, së fundmi ka treguar planet e tij për realizimin e filmit të dytë komik “Zoolander”, i cili pritej të dilte në vitin 2012.

Mirëpo, tash aktori ka thënë se filmi, në të cilin ai luan rolin e Derek Zoolander, e ka të vështirë të sigurojë financat nga bosët e Paramount.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here