Çështja e fajësisë e hapur

Edhe pse me një angazhim të konsiderueshëm, ky ‘rimejk’ (film i ribërë) i një filmi jo aq të vjetër francez, kurrë nuk arrin lartësitë dhe ndjenjat që shkaktohen nga filmi i parë, ku roli i Rasell Krout, një njeriu të zakonshëm, i cili ndërmerr veprime të jashtëzakonshme, mbetet paksa tepër e rëndomtë. Sipas të gjitha gjasave, duket se ky film do të jetë i kategorisë mesatare, si sa u përket fitimeve, po ashtu edhe kualiteteve të tjera.

Hexhis më parë është paraqitur në rolin e regjisorit me filmat “Crash” dhe “In the Valley of Elah”, si dhe si skenarist me filmat “Million Dollar Baby’, the “Iwo Jima” dhe “Casino Royale”.

As filmi i tij i ri nuk është tepër i ndryshëm nga filmat e tij paraprak. Sikur që thamë, ky është një film ‘remake’, i bazuar në filmin e vitit 2008 “Anything for Her”, regjinë dhe skenarin e të cilit e ka bërë Fred Kavaje, kurse në rolet kryesore paraqiten Vincent Lindon dhe Dajen Kruger. Në filmin e ri shohim sesi një mësues i rëndomtë i gjuhës angleze përpëlitet me idenë sesi të organizojë një ikje nga burgu.

Duke jetuar në Pitsburg – një qytet i cili për vite të tëra nuk është paraqitur në kinema, por që duket se kohëve të fundit është bërë lokalitet i preferuar i Hollivudit – Xhon (Rasell Krou) dhe Lara Brenan (Elizabet Benks), si dhe djali i tyre gjashtëvjeçar Luk (Taj Simpkins), bëjnë një jetë normale, derisa Lara nuk akuzohet dhe dënohet për një vrasje të kryer në një parking gjatë natës. Duhet thënë se çështja e fajësisë së saj mbetet e hapur gjatë tërë filmit, meqë në pallton e saj gjendet gjaku i viktimës.

Hyrja në botën e nëntokës

Kur ankesat nuk japin rezultate dhe Lara ballafaqohet me burgun, Xhon merr vendimin e tij. I inspiruar nga tema e Don Kishotit, librit të cilin ai ua shpjegon nxënësve – “triumfit të irracionalitetit” – ai fillon që ta përpilojë planin e tij duke intervistuar një ish të burgosur i cili kishte ikur nga burgu dhe më pas ishte bërë shkrimtar (rol që luhet për mrekulli nga Lajam Nison).

Gjatë minutave më interesantë të filmit, kjo dhelpër e vjetër i tregon Xhonit se më lehtë është të ikësh nga burgu, sesa të mbetesh i lirë pasi që ke ikur njëherë.

Xhoni nuk heziton që të hyjë edhe në botën e nëntokës, për të blerë pasaporta false, gjë që e vë atë në kontakt me trafikuesin e drogës, rol që luhet nga Kevin Korrigan.

Këto kontakte dhe ndodhi kanë rolin që ta përgatisin Xhonin për jetë të rrugëve, kur të jetë në anën tjetër të ligjit. Xhoni është i mençur, por jo aq sa duhet, meqë planin e tij për ikje nga burgu, ai e vë në mur, ku mund ta shohin të gjithë.

Nuk duhet lënë pa përmend as një lidhje, nëse mund të quhet kështu, e Xhonit me një të vejë, me të cilën ai takohet herë pas here dhe e cila si duket luan rol të rëndësishëm në shtendosjen e tij. Meqë data e transferimit të Larës në burg sa vjen e afrohet, mbetet dilema se a do të pajtohet ajo me planin e tij për ikje nga burgu.

Për disa arsye të veçanta, duke përfshirë edhe kohëzgjatjen mesatare të filmit, duket se ky film na lë disi të zhgënjyer në lidhje me performimin e Krout, i cili pa dyshim se është aktor i madh, por, me sa duket, në këtë film nuk e ka gjetur hapësirën e mjaftueshme për ta shfaqur talentin e tij. Skenari, sado i mirë që është, nuk mund t’i ikë fatit e të qenit i parashikueshëm, ku befasitë janë krejt të pakta dhe nuk shfaqen gjatë tërë filmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here