Filmi “Paranormal Activity 3” këtë fundjavë ka zënë vendin e parë në ‘box-office’ duke grumbulluar 54 milionë dollarë.

Vazhdimi i filmit të njohur të Paramount Pictures ka vënë edhe një rekord debutues kur bëhet fjalë për filmat horror.

Rekordin e mëparshëm e mban vazhdimi i dytë i këtij filmi me 40.7 milionë dollarë të fituara në javën e parë të shfaqjes.

Distributorët e filmit shpresojnë se ky është një tregues i mjaftueshëm se vazhdimi i ri do të jetë shumë më i suksesshëm se paraardhësi i tij.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here