Drama psikologjike “Melancholia” është shpallur filmi më i mirë i vitit nga Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit (National Society Film Critics).

Ylli i këtij filmi, Kirsten Dunst, është shpallur aktorja më e mirë, derisa çmimi për aktorin më të mirë i ka takuar Brad Pittit me rolet në dramat “Moneyball” dhe “The Tree of Life”.

Por fitorja më e madhe për “Melancholian” është se filmi ka rritur shanset për të pretenduar çmimin “Oscar”. Academy Awards do të publikojë të nominuarit në fund të këtij muaji. “Lars von Trier” u mposht në garën për çmimin e regjisë më të mirë për “Melancholian” nga regjisori Terrence Malik, i cili e fitoi këtë çmim me “Tree of Life”. Ky film u shpërblye edhe me çmimin për kinematografi.

I shtrirë në një vend që ka sfond të errët sa u përket martesave, filmi “Melancholia” eksploron marrëdhëniet e dy motrave. Protagonistja që luhet nga Dunst është nuse, në kohën kur një planet i çuditshëm rrezikon të përplaset me tokën, për të fshirë të gjitha gjurmët e ekzistencës njerëzore. Pitt, i cili tashmë ka forcuar statusin e pretendentit për çmimin “Oscar” është nderuar për rolin e menaxherit Billy Beane në “Moneyball”, sikurse edhe me babanë rigoroz në “The Tree of Life”.

Çmimet e kritikëve të filmit janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë në ndërtimin e pasqyrimeve për të ecur drejt garës prestigjioze të filmit, Academy Awards. “National Society Film Critics” përfshin 58 anëtarë që janë përfaqësues të gazetave të përditshme në Los Angeles, Boston, New York, Chicago dhe në qytete të tjera. Ndër to janë “Time”, “Newsweek”, “The New Yorker”. Çmimi për performancën më të mirë në rol dytësor i ka takuar Albert Brooksit, për rolin në dramën “Drive” dhe Jessica Chasrain, e cila është nderuar për performancat në “The Tree of Life”, “Talk Shelter” dhe “The Help”.

Shumë filma të cilët kanë marrë kritika pozitive, duke përfshirë “The Artiste”, “The Descendants”, dhe “Hugo” e Martin Scorseses janë lënë jashtë listës së fituesve, megjithëse Scorsese ka qenë shumë afër me vota që të fitojë çmimin për regjisorin më të mirë. Çmimi për filmin më të mirë në gjuhë të huaj, i ka takuar filmit iranian “A Separation”, që ka një rrëfim për një çift që përballet me vendimin për të braktisur vendin e lindjes.

Ky film po ashtu ka fituar çmimin për skenarin më të mirë. Kritikët e filmit e kanë emëruar filmin më të mirë jofitkiv, dokumentarin “The Cave of Forgotten Dreams”, i realizuar në teknikën 3D nga Werner Herzog. Ken Jacobs fitoi çmimin për film eksperimental me “Seeking the Monkey King”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here