Filmi i Kirsten Dunst, “Melancholia”, ka dominuar në ceremoninë European Film Awards duke rrëmbyer çmimin kryesor të evenimentit.

Projekti me regji të filmbërësit danez, Lars Von Trier, u shpall filmi më i mirë evropian i vitit 2011 në ceremoninë e mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Vet regjisori nuk ishte i pranishëm në ceremoni, pasi që është tërhequr nga deklaratat publike që nga vera e këtij viti, kur iu ndalua pjesëmarrja në Festivalin e filmit në Kanë për shkak të komenteve rreth diktatorit nazist Adolf Hilter. Në vend të tij çmimin e mori gruaja e tij, Bente Froge.

“Melancholia” fitoi edhe çmimet e kinematografisë dhe produksionit, mirëpo Dunst nuk arriti ta fitojë trofeun për aktoren më të mirë, pasi këtë çmim e mori Tilda Swinton (“We Need to Talk About Kevin”).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here