Pritja ka marrë fund. Pas shumë situatave konfuze dhe kontroverse, filmi “Hobbit” do të nisë xhirimet muajin e ardhshëm.

Problemet financiare dhe kontestimi i autorësisë që kanë shtyrë fillimin e xhirimeve të filmit tashmë nuk janë pengesë për regjisorin e “Lord of the rings”, Peter Jackson.

Pavarësisht disa vonesave ne jemi plotësisht gati që t’i nisim xhirimet”, ka thënë Jackson. Sipas regjisorit data e xhirimeve është caktuar 21 marsi dhe se caku i parë do të bëhet në rrugët e Zelandës së Re.

I pari nga dy filmat “Hobbit” do të jetë gati në dhjetor të vitit të ardhshëm, ndërsa një vit më vonë do të jetë gati filmi i dytë. Kontesti mes regjisorit dhe kompanisë “Warner Bros” për të drejtat autoriale kishte shkuar aq larg saqë ishte ndërprerë i gjithë projekti filmik.

Warner Bros” kishte kërkuar regjisorit plot 5 milionë euro nëse Jackson dëshironte ta realizonte filmin. “Hobbit” është i bazuar në aventurat e Bilbo Bagins, i cili kërkon një thesar që ruhet nga një dragua. Cate Banchet, Ian McKellen, Orlando Bloom, Ken Stott dhe Martin Freeman, janë disa nga aktorët që do të luajnë në film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here