Filmi “GjallëNë mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi “Gjallë” ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga “Eclair Laboratoires” Filmi “Gjallë” i regjisorit Artan Minarolli ka fituar çmim në Festivalin Ndërkombëtar në Montpellier.

“Alive” është vlerësuar me çmim në Festivalin e 31 Ndërkombëtar të Filmit në Montpellier të Francës. Në mes të pesë çmimeve ndërkombëtar për filmin me metrazh të gjatë, filmi “Gjallë” ka fituar çmimin për mbështetjen teknike nga “Eclair Laboratoires”.

Ky çmim, që ka vlerën e 5.500 eurove është i dyti çmim i rëndësishëm për filmin “Gjallë”, pas atij special që mori në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në muajin gusht. Ndërkohë që është përzgjedhur edhe si filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në seksionin e filmit të huaj, për Edicionin e 82 te çmimit “Oscar” për vitin 2010.

Pas premierës së tij, filmi “Gjallë” në pak më shumë se dy muaj është zgjedhur në programet zyrtare të disa festivaleve, si “Karlovy Vary” – Çeki, “Pusan” – Kore e Jugut, “Antalya” – Turqi, “Chennai” – Indi, “Bergen” – Norvegji. Ballafaqimi më i afërt është në Festivalin e Filmit në Cotbus në Gjermani (10-15 nëntor, 2010) ku aktori kryesor, Nik Xhelilaj, nominohet midis 4 konkurrenteve për çmimin “Aktori më i mirë”.

Gjithashtu, në shkurt 2010 filmi “Gjalle” do të marrë pjesë në garën zyrtare në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Beograd si dhe në “Festival International du Film d’Amour de Mons” në Belgjikë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here