Filmi për alienët i titulluar “Battle: Los Angeles” ka pasur sukses të jashtëzakonshëm në arkën filmike të Amerikës Veriore, duke i mposhtur të gjithë filmat e tjerë.

Filmi është radhitur në pozitën e parë, duke grumbulluar 36 milionë dollarë nga shitja e biletave. Ende pa u shfaqur, deri të premten e javës që shkoi kishte grumbulluar rreth 20 milionë dollarë.

“Battle: Los Angeles”, i cili rrëfen historinë e një grupi marinsash amerikanë që përpiqen të mbrojnë qytetin nga qeniet e botës tjetër, ka tejkaluar pritjet e distributorit “Sony Pictures”.

Këto deklarime i kanë bërë të dielën përfaqësues të studios. Filmi “Battle: Los Angeles” po ashtu është shfaqur edhe në 33 kinema të tjera jashtë shtetit, duke grumbulluar një shumë prej 53 milionë dollarësh në gjithë botën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here