Filmi “Avatar” ka fituar 10 çmime në ndarjen e 36-të vjetore të çmimeve Saturn Awards në Kaliforni gjatë mbrëmjes së kaluar.

Projekti i regjisorit James Cameron fitoi çmimet përfshirë Aktori dhe Aktorja më e mirë për Sam Worthington dhe Zoe Saldana, derisa po ashtu fitoi çmimin për Filmin më Të mirë Shkencorë-Fantastik.

James Cameron po ashtu ka marrë çmimet për Regjisorin më të Mirë dhe Autorin më të Mirë, në ceremoninë e zhvilluar në restorantin “Castaway” në Burbank, Kaliforni, që ndau shpërblime për filmat shkencor dhe horror.

Filmi i vitit 2009 “Star Trek” ka marrë filmin Ribërja më e Mirë, derisa Filmi më i Mirë Ndërkombëtar ka shkuar për filmin “District 9”. Filmi më i Mirë Horror është zgjedhur ai i regjisorit Sam Raimi, “Drag Me to Hell”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here