Drama “Aftershock” që nga kritika e filmit është përshkruar një film “katastrofal” ka thyer rekordin gjatë javës së parë të shfaqjes nëpër kinematë e kontinentit aziatik.

Plot 79 milionë dollarë është shuma që ky film ka marrë vetëm në dy ditët e fundit në kinematë kineze, duke lënë pas filmin “The Foundin of a Republic”, një prodhim i shtëpisë filmike “Huayi Brother Media Corporation”, i cili ka mbledhur vetëm 62 milionë dollarë gjatë një jave.

Me gjithë këtë, “Aftershock” ende është larg arritjes së rekordit të cilin e mbajnë filmat e regjisorit James Cameron “Avatar”,  i cili për një javë ka mbledhur 204 milionë dollarë dhe filmi tjetër “2012”, i cili në arkat e tij ka inkasuar 196 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here