Filmi “2012”Filmi “2012” ka bërë bujë edhe më të madhe se sa pritej, kanë thënë përfaqësues të “Columbia Pictures”, duke dhënë informacione se për vetëm një javë filmi ka arritur të grumbullojë 230.4 milionë dollarë.

Ata kanë thënë se filmi që nga dita kur është dhënë premierë botërore ka arritur sukses të madh.

Në Amerikën Veriore, ky film ka siguruar 65.2 milionë euro, përderisa audienca ndërkombëtare ka kontribuar me 165.2 milionë dollarë. I vetmi vend ku filmi ende nuk është shfaqur është Japonia ku “2012” do të jepet premierë në fundjavën e ardhshme.

Përfaqësues të “Columbia Pictures” kanë thënë se filmi “2012” ka arritur shumën më të madhe të regjistruar ndonjëherë për një film që është origjinal dhe nuk është bazuar në ndonjë novelë që është shitur shumë ose në ndonjë ngjarje.

Rekordi i përgjithshëm për para të grumbulluar në javën e parë të shfaqjes për këtë vit i takon filmit “Harry Potter and Half-Blood Prince”, me 394 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here