Komedia e zezë, “The Hangover: Part II” është prurja e re e Hollywoodit këtë javë, pasi që ka arritur që ta zbresë nga vendi i parë edhe hitin e javës së kaluar “Pirates of Carribean”.

Edhe pse e kritikuar, kjo komedi vjen si pjesë e beqarëve para martesës, të cilët e bëjnë një udhëtim jashtë vendit, ku kësaj radhe ata shkojnë në Bangkok, një festë ndryshe e beqarëve me aktorët Zach Galifianakis dhe Bradley Cooper.

Kung Fu Panda

Fëmijët duhet të kënaqen pasi që kemi edhe një seri të re të Kung Fu Panda, që kësaj radhe vjen në 3-D. Filmi i vizatuar kishte tërhequr vëmendjen e shumë shikuesve në SHBA, kur ishte shfaqur më 2008, përderisa premiera e tij ishte dhënë në Festivalin e Filmit në Cannes. Si mos të jetë i shikuar ku zërat në këtë film i kanë huazuar bukuroshja Angelina Jolie dhe humoristi Jack Black.

Midnight in Paris

Është në javën e dytë të shfaqjes së tij dhe filmi i regjisorit Woody Allen është përsëri në trend nëpër kinematë amerikane. Filmi i fundit i Allen për kapriçot, “Midnight in Paris”, është ngjitur në vendin e shtatë këtë javë ku edhe pse nuk ka fituar shumë konsiderohet si njëri prej filmave që duhet parë, nga analistët e filmit në SHBA, Owen Wilson, Rachel McAdams dhe Kathy Bates.

Jumping the Broom

“Jumping the Broom” është filmi që zbulon atë çfarë ndodh në mes të dy familjeve afrikano-amerikane që jetojnë në një rrafsh të ndryshëm socio-ekonomik dhe mundësitë e tyre se si duhet të mbajnë ata një ditëlindje. Ky film i takon zhanrit komedi dhe po pëlqehet nga publiku amerikan. Një film me regji të Salim Akilit dhe me Paula Pattonit, Laz Alonsos dhe Angela Bassettit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here