Filma kosovarë në SwiKosGjashtë filma të shkurtër të regjisorëve kosovarë dhe katër zviceranë, do të garojnë për pesë çmimet e edicionit të tretë të festivalit shqiptaro-zviceran “SwiKos”, i cili do të hapet më 28 të këtij muaji në Bazel të Zvicrës.

Në festivalin dyditor, Kosova do të përfaqësohet nga “Vrasja e dytë” me regji të Emin Halilit, “Lufta” i Bekim Seles, “Matanë lumit” i Ilirjan Himajt, “Darka” i Blerta Zeqirit, “Vllau jem” i Burim Baftiut dhe “Lumi i verdhë” i regjisorit Valjet Rexhepi.

Drejtori i festivalit, Florim Brajshori, ka thënë nëpërmjet telefonit se festivali “SwiKos” ka për qëllim prezantimin në një vend të dy kulturave nëpërmjet filmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here