Film hollivudian për LazaratinLazarati është bërë aq i famshëm saqë ka nxitur edhe interesimin e producentëve televizivë amerikanë, të cilët do ta kthejnë në film historinë e fshatit të njohur për kultivimin e kanabasit.

Projekt nga Hollywoodi po bëhet gati të nisë xhirimet e filmit, një pjesë e të cilëve do të xhirohen në Shqipëri, transmeton Mapo.

Ditët e fundit ka mbërritur në Shqipëri regjisori i filmit, i cili po shëtit në disa vende për të parë setet e përshtatshme ku do të xhirohen skenat.

Një ndër këto vende është edhe Fushë-Kruja. Ndërkohë që nuk dihen emrat e aktorëve që do të luajnë në film dhe nëse midis tyre do të ketë edhe emra të njohur të kinematografisë amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here