Film hollivudian për ish-kontraktorët shqiptarë të armëve“Arms and the Dudes” (“Armët dhe Çunat”) është filmi që bazohet në historinë e vërtetë të njeriut të implikuar në trafikun e armëve në Gërdec, Efraim Diverolit.

Filmi ka në qendër ish-kontraktorin e Pentagonit që në moshën 19-vjeçare arriti që të firmoste një kontratë 300 milionë dollarëshe për të armatosur Ushtrinë e Afganistanit. Diveroli kishte marrëveshje me Meicon dhe ish-qeverinë për blerjen e municioneve që supozohej të demontoheshin në “Gërdec”.

Në fakt, ato municione shiteshin te ushtria afgane. Në film Diveroli shfaqet arrogant dhe rrugës për në Tiranë citohet të thotë se mund ta pushtonte Shqipërinë me vetëm 20 burra të armatosur.

Në një sekuencë tjetër del edhe Shkëlzen Berisha, i cili ka qenë i përfolur si i implikuar në aferën korruptive të armëve. Shkëlzeni paraqitet në një zyrë, fjalëpakë, edhe pse djali i kryeministrit shqiptar të asaj kohe, Sali Berishës.

Shkëlzeni prezantohen si “i babait”, teksa familja Berisha, sipas filmit, kishte namin e familjeve mafioze, të ngjashme me ato të Jugut të Italisë. Filmi ka në qendër operacionin që duhet të kryente Diveroli për të shpëtuar veten nga ajo që tashmë e ka burgosur. /Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here