Sex and the CitySarah Jessica Parker është fotografuar duke xhiruar skenat për filmin e ri aq shumë të pritur “Sex and the City”.

Parker, duke mbajtur një fustan të bardhë, take të larta dhe çantë në dorë, ka qenë e para në xhirime prej aktoreve. 44-vjeçarja ka realizuar disa skena, në të cilat ajo largohet nga apartamenti luksoz në New York, të cilin ajo dhe Big (i luajtur nga Chris Noth) e blenë dhe e shitën në filmin e parë.

“Ajo doli në rolin e Carrie Bradshaw, me syze, duke shikuar rreth e rrotull dhe duke ecur. Ajo duhej shumë e gëzuar që i është rikthyer punës”, ka thënë një i pranishëm për Us Weekly. Yjet tjera të filmit, Kim Cattrall, Cynthia Nixon dhe Kristin Davis, nuk kanë qenë në xhirime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here