Ka filluar pranimi i këngëve për edicionin e 50-të të Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin shqiptar.

Këngët konkurruese do të pranohet më së largu më 5 tetor.

Gjatë 50 viteve të kaluara Festivali kishte ngritjet dhe uljet e veta por megjithatë ai i ka ruajtur vlerat e muzikë së lehtë shqiptare.

Përpos kësaj, këtë festival e veçon edhe fakti se është një ndër të rrallët nga festivalet ku këngëtarët mund të këndojnë live dhe të shoqërohen nga orkestra simfonike. Me 11 fitore, e madhja Vaçe Zela mban rekordin e këtij festivali.

Që nga viti 2004 kënga fituese e këtij festivali ka përfaqësuar Shqipëri në Eurovizion. Radio Televizioni Shqiptar nuk ka konfirmuar asgjë deri tani për pjesëmarrjen në Eurovizion 2012 i cili do të mbahet në Baku.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here