Pas shfaqes së premierave, të shtatë regjizorët e rinj të festivalit të teatrove për të rinjtë do të përballen me gjykimin e jurisë, në rivënie e pjesëve teatrore në skenë, nga data 22 deri në 28.

Pjesët teatrore janë “Kaligula” me regji të Esmeralda Stafës, “Parrugëdalje” nga Erlis Mataj, “Koleksion i qeltë” i cili vjen me regji të Lorin Terezit, “Vdekja dhe Virgjëresha” Klinton Hoxha, “Shoë Time”, Armela Demaj, “Oh ato ditë të lumtura” Redian Mulla dhe Kënaqësitë e Tradhëtisë” nga regjizorja Najada Elmazi.

Në këtë edicion fituesit do të mund të ngushëllohen vetëm me certifikata pasi për ata nuk do të ketë çmime në formë monetare, ndryshe nga vite e shkuara.

Edicioni i shtatë i festivalit të teatrove për të rinj, është një projekt për të rinj i cili financohet nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Premierat e pjesëve teatrore janë dhënë në sallën e vogël të Teatrit Kombëtar si dhe në Teatrin Metropol.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here