Festivali i Filmit në VeneciaEpiku siçilian Baaria i regjisorit Giuseppe Tornatore filloi Festivalin e 66 të Filmit në Venecia dje në mbrëmje.

Regjisori fitues i çmimit të akademisë u shoqërua në tapetin e kuq nga Margareth Made dhe Francesco Scianna si dhe kompozitori i njohur Enio Morikone. Përveç artistes së re Made, shkëlqimi erdhi edhe nga prezantuesve e ceremonisë Maria Grazia Cucinotta dhe Eva Mendes e cila shfaqet në filmin Competition.

Të pranishëm ishin gjithashtu regjizori Ang Lee i cili drejton jurinë e këtij viti së bashku me aktoren franceze Sandrine Bonnaire, regjisoren italiane Liliana Cavani, regjisorin amerikan Joe Dante e të tjerë.

Baaria është një film epik që zhvillohet në qytetin Begheria pranë Palermos në Sicily. Me një buxhet prej 25 milionë eurosh Baaria është filmi më i shtrenjtë italian i prodhuar ndonjëherë dhe i pari që hap festivalin në 18 vjetë. Festivali i Filmit në Venecia zhvillohet nga datat 2 deri në 12 shtator dhe aty do të shfaqen 80 filma nga 32 vende.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here