Fillon Festivali i Filmit në KanëFestivali i filmit në Kanë ka filluar dhe tapeti i tij i kuq ka mirëpritur yjet e kinemasë dhe artit botëror.

Të kuruar deri në detaje dhe me veshje elegante, ata i kanë dhënë akoma edhe më shumë hijeshi peizazhit në jug të Francës. Por në fund të fundit ato që mbeten për t’u vlerësuar janë produksionet kinematografike dhe revista “Time” ka hartuar një listë ku rendit 5 filma të cilët që prej fillimit dominojnë bisedat dhe sigurisht komentet e tavolinave mondane të Kanës.

“The Sea Of Trees”, filmi i fundit i regjisorit Gus Van Sant, flet për një udhëtim të disa amerikanëve që nisen drejt një pylli misterioz të dendur në malin Fuxhi të Japonisë, për të zbuluar më shumë rreth jetës dhe vdekjes, pasi ky është misteri që mbart ajo zonë.

Më pas, e njëjta kompani realizuese “Lions Gate” ka të drejtën ekskluzive të filmit “Genious”, me Nicole Kidman. Filmi i tretë që po përflitet në Kanë është “Rachet and Clank”, i cili bazohet në një lojë të famshme ‘Play Station’-i. Ai është një produksion i animuar, por zërat që e dublojnë janë të aktorëve të famshëm, ku ndër ta edhe Sylvester Stallone.

Më pas në skenën e Kanës do të prezantohet filmi i shumëpritur biografia e legjendës së operës Maria Callas. Hollywood-i gjithnjë ka qenë në tentative për të sjellë historinë e saj, ku roli ishte besuar për vite dhe vite më parë Eva Mendes, gjë e cila nuk ndodhi dhe tashmë në rolin protagonist është Noomi Rapace.

E së fundmi një tjetër histori biografie e Pablo Escobar, e sjellë nga Javier Bardem dhe Penelope Cruz, po pret të marrë vlerësimin e jurisë së Kanës. /Top Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here