Akoma pa mbaruar sezoni veror dhe koncertet, këngëtaret tona përgatiten për sfidën e radhës, festivalin “Kënga Magjike”.

Një ndër evenimentet e muzikës shqipe që sjell shumë hite gati çdo vit, “Kënga Magjike”, edhe këtë radhë pritet të grumbullojë një numër të madh konkurrentësh, ndërsa mes shumë kandidatëve do ketë mjaft emra të njohur të estradës nga Shqipëria dhe Kosova.

Përveç Valza Bajrës, e cila është në përgatitje të këngës së re, në konkurrim rikthehen edhe Leonora Jakupi, Shota Baraliu, Teuta Kurti e Zajmina Vasjari. /Shqipëria/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here