Fifi duket se nuk po ndalet dot! Pas duetit me Young Zerkën, ajo publikoi këngën “Mbidozë” në bashkëpunim me Bllekin, por planet e saj janë akoma më të mëdha.

Me një foto të re ku shfaqet super elegante, këngëtarja paralajmëron projekte të reja që do të vijnë së shpejti. Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj deri më tani, por na mbetet të presim se çfarë do të ndodhë në vijim.

Ajo që ka rënë në sy nga postimi i fundit, është beli i saj elegant dhe paraqitja mjaft sensuale, tani që këngëtarja i është nënshtruar një diete të rreptë ushqimore dhe ka humbur disa kilogramë.

Fifi është komentuar së tepërmi për linjat e saj dhe shkak është bërë rrëzimi i kilogramëve, që për shumë fansa u duk i panevojshëm. Ndryshimet në trupin e Fifit pas rënies nga pesha janë mëse të dukshme dhe ndaj shumë e kanë kritikuar për rënien nga pesha, duke u shprehur se ajo ka qenë ndër artistet e vetme që ishte ndryshe nga të tjerat.

Këngëtaja është shprehur se ajo e ka dashur gjithmonë trupin e saj, në çdo lloj forme, si me shumë kilogramë edhe tani që ka rënë drastikisht nga pesha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here