Fevzije Konjushevci: Fustanet e mia në ankande shiteshin nga 10 mijë euroPas 30 viteve në skenë, Fevzije Konjushevci, apo e njohur si Gili, vazhdon të shkëlqejë dhe të pëlqehet si këngëtare. Nënë e dy djemve tashmë të rritur, ajo nuk e ka problem të vazhdojë karrierën e saj muzikore.

Edhe në këtë kohë krize, ajo ka lançuar një album të ri muzikor me shumë këngë të bukura të kompozuara kryesisht nga bashkëshorti i saj, Iliri. ”Janë tema të llojllojshme.

Pasi gjatë gjithë karrierës jam munduar që nga njerëzit që më rrethojnë të marr tema që i mundojnë. Në këtë album është dhe kënga e kurbetit, koha e shpërnguljes masive nga Kosova kur e kam regjistruar këtë këngë, të gjitha këto projekte kanë hyrë në albumin e fundit”, kështu e fillon bisedën e saj Gili, e cila shquhet për këngët e bukura, e kryesisht ato balada.

E pyetur për projektet e reja dhe bashkëpunimet, ajo thotë: ”Është një baladë e punuar nga Iliri. Projekti im i radhës është një baladë e mirë që mua më pëlqen dhe do të dalë edhe klipi i saj. Me femra nuk kam pasur duete, dikur moti me Shkurte Fejzën e prej atëherë me asnjë kolege. Ide e mirë, por nuk e kam menduar”.

Këngëtarja që njihet nga i madh e i vogël si Xixëllonja, thotë se në koncerte akoma ia kërkojnë atë këngë. ”Akoma ma kërkojnë këngën ‘Xixëllonja’, edhe ato që janë rritur në koncerte, ma kërkojnë madje edhe fëmijët e tyre, por kam shumë këngë që kanë ngelur e kanë lënë shenjë në karrierën time”.

E sa i përket veshjeve, ajo akoma i ruan me fanatizëm të gjitha. ”I ruaj të gjitha në shtëpi, sepse shpresoj të mbahen aksione humanitare e në njërin prej tyre një fustani i im është shitur 10 mijë euro e më pas është mbledhur material ndërtimor për ndërtimin e disa shtëpive. Ndoshta dikush ka dëshirë të blejë akoma fustanet e mia, të shohim në të ardhmen”, thekson në fund Gili. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here