Festivali prestigjoz i Filmit në Venezia do ketë kryetar jurie, regjisorin amerikan Quentin Tarantino.

Festivali i 67-të do zhvillohet në datat 1-11 shtator ku do të caktohet edhe filmi më i mirë që nderohet me Luanin e Artë. Vendimi është marrë nga drejtuesit e festivalit. Tarantino ka fituar një sukses mjaft të madh me filmin “Inglorious Basterds” me të cilin u nominua për 8 Oscar por fitoi me ektorin më të mirë jo protagonist, Christoph Waltz.

Në filmat e tij, Tarantino ka lancuar emra që tashmë janë bërë të mëdhenj si, John Travolta, Pam Grier e David Carradine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here