Festivali Ndërkombëtar i FilmitFestivali Ndërkombëtar i Filmit, i ka dhënë gjatë ditës së djeshme jetë konkurimit të vërtetë për çmimet e Gladiatorit të Artë.

Që prej paradites janë shfaqur gjithsej 4 filma, 1 në kategorinë Vizione bashkëkohore dhe 3 në seksionin e Botës Ballkanike.

Dita është çelur me një film të Kosovës që është jashtë konkurimit me tematikë botën e errët të konsumimit të drogës, ku titulli, “Ama Doren” tregon forcën e familjes dhe shoqërisë për të luftuar këtë plagë të rëndë sociale.

Në konkurim në botën Ballkanike kanë qenë të pranishëm Mahmud Fusil, regjiosor Turk, me filmin “Rruzarja e Gabuara”, ndërsa kroateë Zvonimir Juriç dhe Goran Deviç me filmin “Të Zinjtë” kanë sjellë imazhet e dhunshme dhe absurde të konflikteve ballkanike.

Maqedonia dhe Bullgaria, me regjisorët Ivo Trajkov Trajon kanë sjellë temën e familjes. “Ajo që më intereson -thotë autori -është konflikti mes dëshirës së lirë individuale dhe fatit të paracaktuar”.

Tema e familjes, po ashte trajtohet dhe në filmin e Belgut Einthoven Geoffrey. Ku pa pritur e pa kujtuar gjërat shkojnë aq keq në një familje tashmë ish e lumtur sa tragjedia pllakos bashkëshortët.

Në konkurim janë 18 filma që shfaqjen në amfiteatrin e qytetit si dhe në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Gjatë konferencave për shtyp gati të gjithë regjisorët e producentët i bashkohen mendimit se duhen më tepër para për të prodhuar, ndërsa ndjesia për publikun ka qenë shumë e mirë sidomos në shfaqet në amfiteatër.

Tre filmat e rinj në konkurim gjatë mbrëmjes së sotme janë Rumania me “Vajza më e Bukur e Botës”, Finlanda me filmin “Helsinki”, dhe Bullgaria me “Bota është e madhe dhe shpëtimi fshihet diku afër”.

Festivali vazhdon deri të shtunën ku do bëhet dhe ndarja e çmimeve të mëdha. /News24

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here